LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Big Basta dhe Vukman publikojnë këngën e re “Kastro Zizo” (Video)

Premierë: Big Basta dhe Vukman publikojnë këngën e re “Kastro Zizo” (Video)

Reperi i njohur Big Basta dhe artisti i ri Vukman kanë publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kastro Zizo”.

Kënga e cila për nga titulli mendohet të jetë dedikim për këngëtarin Kastro Zizo, nuk ka të bëjë asgjë me të, dhe këtë e ka treguar edhe vet reperi ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

“Jo kënga nuk është dedikim për askënd, thjeshtë titullin e ka ‘Kastro Zizo’, është një këngë interesante dhe shpresoj se do t’i pëlqej publikut”, tha Big Basta.


Ndërkohë, “Kastro Zizo” nuk do të jetë projekti i vetëm i reperit, pasi shumë shpejt ai do të vijë edhe me dy klipe tjera, gjithashtu do të jetë pjesë e kastit të Lindita Halimit në “Eurovision”, si tekstshkruesi këngës “Botë”, kënga që përfaqëson Shqipërinë këtë vit.

“Pas këngës time të re “Kastro Zizo” do të sjell edhe dy klipe të tjera, ndërsa vazhdoj të jem i angazhuar edhe si tekstshkrues, dhe sidomos me këngën “Botë”, me të cilën Linda Halimi na përfaqëson sivjet në ‘Eurovision’, përfundoi Big Basta për Telegrafin.

“Kastro Zizo” është punuar nga Trinium Beatz, tekstin e ka shkruar vet Big Basta, gjersa për klipin janë kujdesur AM production. /Telegrafi/