Këngëtari Alban Mehmeti ka prezantuar para publikut projektin e tij më të ri muzikor me titull "Të kam dashtë".

Kënga e re është baladë, dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga Ilir Berani.


"Të kam dashtë" është lansuar në programet festive për vitin e ri, gjersa ky nuk do të jetë projekti i vetëm i këngëtarit për këtë vit.

Mbetet të shihet se cila do të jenë befasitë e reja të Albanit për publikun gjatë këtyre muajve. /Telegrafi/