LAJMI I FUNDIT:

Prej të hënës në Maqedoni do të ketë çmime të reja të derivateve

Prej të hënës në Maqedoni do të ketë çmime të reja të derivateve
Foto: Arkiv

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni prej të hënës do të duhet të bëjë publike çmimet e reja të derivateve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Herën e fundit në Maqedoni pati rritje të çmimit të benzinës dhe dizelit për dy denarë secila.

Sipas lëvizjes në bursat botërore të çmimit të derivateve pritet që të ketë ulje të çmimeve./Telegrafi/