Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka përfaqësuar Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Projekteve (IPMA), që është mbajtur në Kopenhagë.
Në ceremoninë e IPMA-së, rektori Hajrizi ka shpalosur të arriturat e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në menaxhimin e suksesshëm të projekteve në të gjitha fushat e industrive dhe certifikim e tyre.
Më pas, rektori Hajrizi dhe presidenti i IPMA-së, Jesus Martinez Almela, kanë nënshkruar kontratën e re në emër të organizatës KAM (International Professional Certification), me anë të së cilës aprovohen procedurat për zbatimin e certifikimit të personave në këtë fushë në Kosovë, tashmë sipas standardeve të reja të IPMA ICB4.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, njëherësh edhe themelues dhe president i organizatës KAM, prof.dr Edmond Hajrizi, ka thënë se standardet fokusohen në tri grupe të kompetencave: njerëz, praktika dhe perspektivë, teksa janë vendosura edhe kriteret për Agile Leadership.
“Këto standardeve do të fillojnë aplikimin prej muajit korrik të këtij viti, duke bërë që Kosova të hyjë në mesin e 71 vendeve të botës, si shtet që i plotëson dhe aprovon kriteret ndërkombëtare”, potencoi rektori i UBT-së, njëherësh edhe themelues dhe president i organizatës KAM, Edmond Hajrizi.
Rektori Hajrizi është angazhuar dhe ka krijuar organizatën KAM, përmes së cilës, Kosova në mesin e 71 vendeve të botës ka arritur të hyjë në IPMA, me qëllim të zbatimit dhe të kritereve të reja ndërkombëtare. /Telegrafi/
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm