Një burrë në Louisiana të SHBA-së ka pranuar fajin për vrasjen e ish-të dashurës, të cilën e qëlloi me pushkë për vdekje derisa gjithçka po transmetohej live në Facebook.
Jonathan Robinson, 37-vjeç, për të shmangur dënimin me vdekje ka pranuar fajin për vrasjen e 27-vjeqares Rannita Williams në prill të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që ka pranuar fajin, kjo do të thotë se nuk do të dënohet me vdekje dhe se pjesën tjetër të jetës do ta kalojë prapa grilave.
Prokurori ka deklaruar se Robinson do të dënohet me 100 vite heqje lirie, pasi kishte shtënë me armë në policinë gjatë një shkëmbim zjarri që ka ndodhur për më shumë se 80 minuta, ku ishin përfshirë mbi tetë zyrtarë policorë.
Kur Robinson u largua nga salla e gjyqit gjatë të enjtes, kërkoi që të bisedojë për pak momente me nënën e ish-të dashurës. Ai i kërkoi falje Anita Williams e cila nuk mund të ndalte lotët derisa i tha se ia falë për veprimin.
Robinson gjithashtu kërkoi falje që kishte shtënë në policinë, ku si rezultat një zyrtar policor ishte plagosur në dorë.
Viktima po transmetonte live në Facebook grindjen me partnerin në shtëpinë e saj, Ajo filmoi momentin kur dhunshëm e detyron të kërkoj falje për diçka, derisa ai qëndronte prapa saj duke e kërcënuar me vdekje.
Robinson mund të dëgjohej duke i thënë në video: “bu…. dëshiron të bëhesh e famshme?”
“Të gjithë duan të bëhen të famshëm, të bëhemi edhe ne sot të famshëm”, ka shtuar Robinson.
Gjithashtu shihet momenti kur Robinson i shkrep gjashtë plumba në drejtim të ish-të dashurës, e cila më pas rrëzohet në dysheme. Në fund të videos, shihet hija e pushkës derisa Robinson po qëndron mbi viktimën.
“Tani b… mbaroi loja. Mbaroi loja b….”, dëgjohet duke thënë në fund Robinson.
Pas këtyre të shtënave dhjetëra policia kishin dalë në vendin e ngjarjes. Kur mbërritën, ai hapi zjarr mbi policinë ku për afro 90 minuta kanë shkëmbyer zjarr derisa në fund arritën ta arrestojnë.
Ndërkaq Williams edhe pse ishte dërguar me urgjencën në spital, ajo nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra. Familjarët e saj kanë pranuar se ajo më herët kishte qenë në lidhje me Robinsonin, por dyshja i kishin dhënë fund lidhjes dy vite më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë