Pozitat e preferuara gjatë fjetjes për tretje më të mirë

Darka është një vakt që duhet ngrënë së paku tre orë përpara gjumit. Edhe nëse nuk i frenoheni dëshirës për ta respektuar këtë, duhet të hani diçka të lehtë nëse dëshironi të kaloni një natë të qetë
Një darkë e rëndë me gjasë nuk do ju lërë të mbyllni sy gjatë natës. Ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shumë probleme dhe të pengojë pushimin e merituar gjatë natës.
Nëse hani ushqime pikante ose të yndyrshme me gjasë do të përballeni me simptomat e urthit dhe do të zgjoheni disa herë.

Pozicioni i fjetjes është një aspekt i rëndësishëm i rehatisë së natës, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me tretjen.
Përpara se të lexoni për pozicionet më të mira të gjumit për një tretje të mirë, është e nevojshme të familjarizoheni me rregullin e artë të ngrënies së darkës. Pra, nuk duhet të hani ushqim tre orë para gjumit.
Kjo hapësirë kohore i jep mundësinë organizmit ta tretë ushqimin me ritmin e vet dhe të përthithë të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe më pas t’i largojë mbetjet ushqimore.
Pozicioni i duhur i gjumit për një tretje të mirë
Nëse vuani nga urthi, ekspertët këshillojnë që ta mbani kokën ngritur në mënyrë që graviteti të zvogëlojë dhimbjen dhe parehatinë që shkakton ai.
Fjetja me kokën e ngritur pengon aciditetin e stomakut në rrugëtimin e tij drejt ezofagut, që është edhe pikënisja e këtij problemi.

Studimet tregojnë se të fjeturit në anën e majtë pengon simptomat e urthit gjatë natës, ndërkohë që fjetja në anën e djathtë shton parehatinë që shkakton urthi dhe aciditeti.
Nëse nuk arrini të flini në anën e majtë, vendosni një jastëk që do ju pengojë të rrotulloheni në anën e djathtë.
Fjetja përmbys mund ta përmirësojë tretjen, por vetëm për pak kohë sepse më pas ky pozicion shkakton harkim të shpinës, sidomos nëse dysheku nuk është cilësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës