Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të parë, projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në këtë formë do të hulumtohen dhe dokumentohen shkeljet e rënda të drejtave të njeriut. Por, opozita nuk e ka përkrahur as emrin e institutit dhe strukturën që përcakton ky projektligj.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Kosova është vonuar në dokumentimin e krimeve të kryera në Kosovë, për çka shtoi se është momenti i fundit.
Me themelimin e Institutit, Haxhiu tha se Kosova do të ketë të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara në Kosovë të cilat më pas do i shërbejnë të vërtetës dhe drejtësisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar institutin, i cili ka për qëllim hulumtimin dhe dokumentimin e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë periudhën para dhe pas përfundimit të luftës. Të qershorit të vitit ’99 dhe atë jo më larg se 31 dhjetor 2000. Ligji në fjalë rregullon fushëveprimin e institutit, kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, ushtrimin e veprimtarisë me qëllim të dokumentimit dhe hulumtimit, strukturën organizative dhe funksionale, përfshirë detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të drejtorit ekzekutiv, mbrojtjen e të dhënave dhe bashkëpunimin e Institutit me institucione tjera vendore apo ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për kompetencat dhe përgjegjësitë e këtij instituti. Ministrja Haxhiu shtoi se do të grumbullohen, përpunohen, klasifikohen dhe krijohet më pas edhe fondi arkivor. Ajo ka bërë të ditur se do të sistemohen dhe të botohen kujtimet e të mbijetuarve të krimeve të luftës.
“Sipas këtij projektligji, instituti do të hulumtojë dhe dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës në aspektin historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor, dhe sociologjik, përfshirë aspektet e tjera që janë me rëndësi për shqyrtimin e këtyre ngjarjeve. Po ashtu do të hulumtojë dhe dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës, duke siguruar të dhëna të humbjeve në njerëz, dëmeve fizike dhe shpirtërore, psikologjike, dëmeve ekonomike, familjare e dëmeve në ambient, pronës kulturore dhe llojeve të tjerave të dëmeve të shkaktuara nga krimet e kryera gjatë luftës. Po ashtu do të hulumtojë e dokumentojë rrethanat në të cilat janë kryer krimet gjatë luftës duke bërë grumbullimin, verifikimin, sistemimin dhe ruajtjen e të dhënave si dhe siguron qasje publike për viktimat dhe palët e interesuara në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shtuar Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që të miratohet në parim ky projektligj. Po ashtu, edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka ftuar deputetët që të japin përkrahjen e tyre.
Ai në emër të LVV-së ka shtuar se për më shumë se dy dekada, Kosova nuk bëri gati asgjë për të dokumentuar krimet e forcave policore e ushtarake serbe.
“Instituti i cili dokumenton krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, jo Institut për Krime të Luftës, sepse është jo-logjik. Institut për dokumentimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë do të kishte shumë kuptim. Ky ka një paradoks këtu dhe duhet të rishikohet seriozisht. Çështja e dytë ka të bëjë me fushë veprimtarisë, neni 2 fillimisht flet për periudhën e luftës e që përcakton datën 1 janar 1998 dhe përfundimin e saj 20 qershor 1999. Këto janë data të cilat edhe mekanizmat ndërkombëtarë na i njohin si proces që ka ndodhur lufta në Kosovë. Por, pika më pas thotë hulumtimi dhe dokumentimi nga paragrafi 1 mund të i këtij neni mund të aplikohet edhe për krimet e kryera pas përfundimit të luftës, jo më larg se me datën 31 dhjetor 2000. Po flasim për një periudhë një vit e gjysmë pas lufte. A është kjo koincidencë që të lidhet me mandatin e Gjykatës Speciale apo vërtetë ka vlerësime të tilla që vetëm deri në këtë periudhë janë kryer krime që lidhen me luftën, duhet të jap sqarime sponzoruse. Pse bash me këtë datë. Pse edhe një vjet e gjysmë, pse edhe dy vjet pas luftës, ose gjashtë, shtatë para luftës?”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ky projektligj duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime të mëdha të strukturës së tij. Ai ka shtuar se me këtë strukturë të prezantuar do të bëhet gabimi i vitit 2011. Ai nuk është pajtuar as me datën 31 dhjetor të vitit 2000, ku deri në atë kohë janë kryer krimet e luftës.
“Në republikën tonë, institutet themelohen në dy forma, e para ato në bazë të Ligjit për Hulumtim dhe Kërkim Shkencor, që është përgjegjësi e ministres së Arsimit dhe e dyta si organizata jo-qeveritare. Dhe sot ne po e ndjekim një rrugë të tretë për themelimin e këtij instituti. Po themelojmë një Institut për Hulumtimin, Kërkimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Luftës. Por, kur e merr dhe e sheh strukturën e këtij ligji, realisht që e sheh që nuk po themelojmë një institut, por po themelojmë një agjenci qeveritare pranë Zyrës së Kryeministrit. A është mënyra e duhur me një agjenci qeveritare pranë Zyrës së Kryeministrit që të hulumtohen, hetohen, dokumentohen krimet e kryera të luftës? Unë nuk besoj që është. Prandaj struktura të cilën ne sot po e debatojmë, e shohim që realisht nuk po flasim për themelimin e një Instituti që do të bëjë hulumtim shkencor”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, të dhënat që do të grumbullohen do të jetë kredibile, meqë pasojnë nga Zyra e Kryeministrit.
Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancë plenare ka pasur kritika për emrin e këtij projektligji.
“Instituti i cili dokumenton krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, jo Institut për Krime të Luftës, sepse është jo-logjik. Institut për dokumentimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë do të kishte shumë kuptim. Ky ka një paradoks këtu dhe duhet të rishikohet seriozisht. Çështja e dytë ka të bëjë me fushë veprimtarisë, neni 2 fillimisht flet për periudhën e luftës e që përcakton datën 1 janar 1998 dhe përfundimin e saj 20 qershor 1999. Këto janë data të cilat edhe mekanizmat ndërkombëtarë na i njohin si proces që ka ndodhur lufta në Kosovë. Por, pika më pas thotë hulumtimi dhe dokumentimi nga paragrafi 1 mund të i këtij neni mund të aplikohet edhe për krimet e kryera pas përfundimit të luftës, jo më larg se me datën 31 dhjetor 2000. Po flasim për një periudhë një vit e gjysmë pas lufte. A është kjo koincidencë që të lidhet me mandatin e Gjykatës Speciale apo vërtetë ka vlerësime të tilla që vetëm deri në këtë periudhë janë kryer krime që lidhen me luftën, duhet të jap sqarime sponzoruse. Pse bash me këtë datë. Pse edhe një vjet e gjysmë, pse edhe dy vjet pas luftës, ose gjashtë, shtatë para luftës?”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se në parim, Lidhja Demokratike e Kosovës përkrah idenë e themelimit të Institutit me këtë projektligj.
Projektligji është mbështetur edhe nga AAK, por ka kërkuar që të ketë mandat deri më 12 qershor, kur është edhe dita e çlirimit të vendit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe