Gjatë një kohe të shkurtë të lirisë artistike, para instalimit të doktrinës mizore të stalinizmit në Bashkimin Sovjetik, posterët e filmave sovjetikë ishin të guximshëm dhe inovativë. Kjo sepse pas Revolucionit të Tetorit më 1917, arti kishte rëndësi meqë shihej si forcë shtytëse për ta përparuar vendin. Ndaj, përdoreshin sloganet “Arti në jetë” dhe “Arti në teknologji” që shprehnin besimin se arti e ndryshon jetën. Sipas kritikëve, këto realizime janë ndër më kreativet të realizuara ndonjëherë, meqë artistët eksperimentonin me të njëjtat teknika inovative të filmit, ndërsa shquheshin për stil unik dhe estetikë. Posterët e përzgjedhur më poshtë - nga ditorja Guardian - janë pjesë e koleksionit privat të studiueses Susan Pack. Koleksioni i plotë është pjesë e veprës së botuar nga Taschen “Posterët e filmave në avangardën ruse”, transmeton Telegrafi.


Posteri02 Anatoly Belsky, posteri i filmit “Jeta private e Peter Vinogradit” (1934)

Posteri01 Autori anonim, posteri i filmit “Estera nga Solemi” (1929)

Posteri03 scaled Anton Lavinsky, posteri i filmit “Miss Mend” ndryshe i njohur si “Aventurat e tre reporterëve” (1927)

Posteri04 scaled Nikolai Prusakov, posteri i filmit “Pesë minuta” (1929)

Posteri05 Anatoly Belsky, posteri i filmit “Lulla e komunarit” (1929)

Posteri06 scaled Mikhail Dlugach, posteri i filmit “Karriera e tij” (1928)

Posteri07 scaled ZIM, posteri i filmit “Spartakiada” (1927)

Posteri08 Smolyakovsky, posteri i filmit “Transportuesi i vdekjes” (1933)

Posteri09 Nikolai Prusakov dhe Grigori Borisov, posteri i filmit “Udhëtimi në mars” (1926)

Posteri10 Nikolai Prusakov, posteri i filmit “Korneti i parë Streshnev” (1928)

/Telegrafi/