Dy ditë pas arritjes së një marrëveshjeje të re kolektive për punonjësit e Deutsche Post, kompania njoftoi shkurtime të ndjeshme – dhe i justifikoi ato me marrëveshjen kolektive: 8,000 vende pune po shkurtohen.
Posta Gjermane (Deutsche Post) do të shkurtojë 8000 vende pune deri në fund të vitit.
Kjo përfshin sektorin e dërgimit të letrave dhe paketave në Gjermani, ku në fund të vitit të kaluar ishin të punësuar rreth 187.000 punonjës.
Posta tani do të shkurtojë rreth 4 për qind të vendeve të punës.
Thuhet se gjatë reduktimit të numrit të punonjësve do të kenë shumë kujdes për aspektin social.
Kompania, me qendër në Bonn, e shpjegoi këtë vendim duke thënë se donte të bëhej më e vogël dhe më efikase.
“Shkurtimet e vendeve të punës do të bëhen me kujdes”, tha drejtori Tobias Meyer.
Sektori i dërgimit të letrave është problem për shërbimin postar prej vitesh për shkak të rënies së numrit të dërgesave.
Por DHL nuk dëshiron të ndahet nga biznesi, theksoi Meyer.
Masat për uljen e kostove
Programi i kursimeve prek edhe fusha të tjera të kompanisë globale të logjistikës DHL, ku ka rreth 600.000 punonjës në mbarë botën.
Rritja e kostove po krijon probleme për kompaninë.
Vitin e kaluar (2024) është rritur bilanci i qarkullimit me 3 për qind, në 84.2 miliardë euro, por rezultati operativ (EBIT) ra me 7.2 për qind në 5.9 miliardë euro.
Masat shtrënguese pritet të ulin kostot me më shumë se një miliard euro.
Meyer: Rritja e tarifave nuk mjafton
Njoftimi i shkurtimeve të vendeve të punës në Gjermani vjen vetëm dy ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kolektive me sindikatën ver.di për rreth 170.000 postierë dhe punonjës të tjerë të logjistikës.
Kontrata kolektive dyvjeçare parashikon rritje pagash me 2 për qind fillimisht dhe 3 për qind të tjera në vitin e dytë.
Përveç kësaj, të gjithë punonjësit marrin një ditë shtesë pushimi vjetor, ndërsa punonjësit me përvojë më të gjatë marrin edhe një ditë tjetër pushim.
Meyer e sheh këtë marrëveshje kolektive si një nga arsyet e shkurtimeve të vendeve të punës.
Marrëveshja rrit presionin e kostos, tha Meyer, duke shpjeguar: “Kjo marrëveshje kolektive do të na kushtojë rreth 360 milionë euro deri në fund të vitit 2026”.
Kjo, sipas tij, po ndodh në një mjedis tregu “në të cilin po shohim një rënie të përshpejtuar të ndjeshme të vëllimit të letrave”.
Sipas tij, rritja e tarifave postare që hyri në fuqi në fillim të vitit nuk mjafton.
Departamenti vuan nga “kushtet sfiduese” dhe një “ekonomi relativisht e dobët”, thotë ai.
Fushat e tjera – më fitimprurëse
Biznesi kryesor i shërbimeve postare në Gjermani ka qenë prej kohësh problematik për DHL, ndërkohë që fushat e tjera të biznesit janë më fitimprurëse – si për shembull, dërgesat ekspres, të cilat përdoren kryesisht nga kompanitë për të dërguar mallra dhe dokumente me shpejtësi.
Shërbimet e furnizimit dhe transportit të mallrave sjellin gjithashtu më shumë fitime.
Megjithatë pasojat e krizës ekonomike dhe konflikteve gjeopolitike u ndjenë edhe në këto fusha biznesi.
Kur bëhet fjalë për të ardhmen, menaxhimi i DHL-së duhet të jetë më i kujdesshëm.
Ata ende presin një “mjedis makroekonomik të dobësuar”, tha menaxhmenti. “Ne presim që situata globale politike dhe ekonomike të mbetet e paqëndrueshme edhe në vitin 2025”, tha CEO Meyer. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa