“Portokalli” me karaktere të reja

Sezoni i ri i shout humoristik do të fillojë më 30 shtator, dhe edhe pse sërish do të prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapo, do të ketë ndryshime të dukshme në përmbajtje.
“Këtë sezon do të sjellim një ‘Portokalli’ me disa ndryshime në përmbajtje dhe në skenografi”, ka thënë për Panorama, regjisori i spektaklit Altin Basha.
Ai ka folur edhe për aktorët dhe karakteret që do të përmbajë edicioni i ri i këtij spektakli.
“Jemi ende duke zhvilluar audicione për pranimin në trupën e njohur të aktorëve të rinj që mund të jenë katër deri në pesë aktorë”, ka shtuar më tej Basha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/09/2012
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































