Portland edhe një hap më afër 'Play Off' (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Portland TrailBlazers ka shënuar edhe një fitore për të shtuar gjasat për ‘Play-Off’ të këtij sezoni në NBA.
Blazers triumfuan kundër San Antonio Spursave me rezultat 110-106, në një ndeshje mjaft interesante interesante të zhvilluar në AT&T Center.
Pjesa e parë u takoi vendasve të teksasianëve, por në të dytën mysafirët u treguan më të mirë dhe siguruan një fitore tejet të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Damian Lillard shkëlqeu te ekipi fitues me 36 pikë ndërsa u ndihmua edhe prej CL McCollum, i cili shtoi 26 pikë.
Megjithëse realizoi 34 pikë dhe i mungoi një kërcim për të regjistruar ‘double-double’, Kawhi Leonard nuk ishin të mjaftueshme për t’iu shmangur humbjes, por San Antonio është një prej ekipeve që ka siguruar një biletë për në fazën e ardhshme.
Pas kësaj, Portland ka 30 fitore dhe 37 humbje ndërsa Spursat kanë bilanc 52 triumfeve dhe 15 pësimeve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana 98-77 Charlotte
Washington 107-112 Dallas
Boston 117-104 Minnesota Timberwolves
Detroit 83-97 Utah
Miami 120-112 New Orleans
Houston 139-100 LA Lakers
San Antonio 106-110 Portland
Phoenix 101-107 Sacramento Kings
LA Clippers 96-97 Milwaukee Bucks
Chicago 91-98 Memphis






















































