Torino ka arritur të kalojë në raundin tjetër në Kupën e Italisë, duke e mposhtur Carpin me rezultat 2-0.

Torino e mbylli ndeshjen pothuajse në pjesën e parë duke shënuar dy herë me Falquen dhe Belottin.


Por momenti më interesant i këtij takimi ishte minuta e 90-të, kur për ‘demat’ u akordua goditje dënimi.

Edhe pse pran topit ishte Andrea Belotti, ai u largua për t’ia lejuar goditjen e dënimit, portierit të skuadrës Vanja Milinkovic-Savic.

GettyImages 882005136 Pamje nga goditja e portierit të Torinos në ndeshje ndaj Carpi (Getty Images)

Portieri i lindur në Spanjë gjuajti bukur nga 30 metra, por për fat të tij të keq, goditi vetëm shtyllën.

Kjo nuk i ndaloi tifozët t’i dhurojnë duartrokitje të mëdha deri në fund të ndeshje.

Milinkovic-Savic për disa çaste solli në mendje portieri legjendar paraguaian, Jose Luis Chilavert, që ishte ekspert i goditjeve të dënimit.

Vanja Milinkovic-Savic është vllau i vogël i Sergie Milinkovic-Savic, që luan te Lazio. /Telegrafi/

telegrafi sport app