Wayne Shaw i është kthyer punës pasi u detyrua që të jepte dorëheqje nga obligimet si portier i Sutton United.

Portieri rezervë bëri bujë, kur ai u kap nga kamerat duke ngrënë ushqim gjatë ndeshjes që skuadra e tij e humbi 2-0 ndaj Arsenalit në FA Cup, ndërsa më pas pranoi se e kishte ditur që bastoret ofronin koeficient 8/1 nëse ai do të hante gjatë lojës.


Kjo gjë ka nxitur një hetim të Federatës Angleze të futbollit (FA) që ka vendosur që ta hetojë çështjen e basteve.

wayne

Portieri me mbipeshë tashmë është tërhequr nga futbolli dhe ka nisur të shërbejë si kamerier.

Përdoruesi i Twitterit, Pieter Hak, ka publikuar një fotografi të Shaë në punën e tij të re.

“Portieri i shkarkuar i Suttonit po më shërben pite sot. Një e shet, një e han...”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app