Stoke City ka pranuar një ofertë nga Manchester United për Lee Grant.

E përditshmja britanike "Mirror" shkruan sot se Jose Mourinho ka këmbëngulur që ta transferoj portierin gjatë afatit kalimtar të verës.

Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit raportohet se është transferuar për shumën rreth dy milionë euro.

GettyImages 849953240 Lee Grant (Getty Images)

Madje, United ka arritur marrëveshje rreth pagës vjetore të ish-lojtarit të Derby Countyt dhe Sheffield Unitedit gjersa ka kaluar edhe testet mjekësore.

trajneri portugez e ka kërkuar si rezervist për të mbuluar largimin e mundshëm të Sergio Romeros, por edhe si gardian i tretë te Djajtë e Kuq.

lexo po astu

Ai kërkonte një portier me përvojë, sepse po planifikon të dërgojë Joel Pereira në hua dhe ta lejojë të largohet Sam Johnstonen  /Telegrafi/

telegrafi sport app