Portieri 39 vjeçar i Chelseat ngre në qiell trofeun me shumë gëzim edhe pse nuk luajti asnjë minutë dhe nuk mori medalje

Portieri i Chelsea, Rob Green, ka veshur fanellën e tij për ta festuar trofeun e Ligës së Evropës, pavarësisht se nuk ka qenë në stol apo nuk ka marrë një medalje në fitoren e madhe në Baku.
Ish-portieri i Anglisë, portieri Bluve që është zgjedhja e tretë, nuk i humbi festimet.
Chelsea mposhti Arsenalin 4-1 falë golave nga Olivier Giroud, Pedro dhe Eden Hazard (dy herë).
Ishte Green ai që vodhi shfaqjen - dhe përdoruesit e Twitter nuk kanë qëndruar duarkryq.
"Duhet ta duash Rob Green kur e shikon se si e ngrit e Trofeun e Ligës së Evropës", shkruan një tifoz i Chelseat.
Një tjetër ka shkruar: "Është 2019 dhe Rob Green po ngritë trofeun e Ligës së Evropës. Çfarë kohe për të qenë gjallë".
Një përdorues tjetër ka postuar: "Që të gjithë në ekip duket se e duan Rob Gjelin aq shumë".
Një koment ka lexuar: "Rob Green, 39 vjeç, i zhveshur me fanellë duke shijuar festimet pasi fitoi një trofe të madh për herë të parë në karrierën e tij të gjatë, pavarësisht se nuk luajti asnjë minutë në këtë garë”.
"Ai është duke jetuar ëndrrën", mbyllen komentet. /Telegrafi/






















































