LAJMI I FUNDIT:

Porsche feston 70 vjetorin në Australi me versionin special 911 GT3

Porsche feston 70 vjetorin në Australi me versionin special 911 GT3

Porsche ka zbuluar një edicion të veçantë, të kufizuar të 911 GT3 të krijuar vetëm për tregun australian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, modeli është krijuar për të nderuar 70-vjetorin e prodhuesit të automjeteve në vend.

Historia e Porsche në Australi fillon me dy 356, të sjella në vend në vitin 1951 nga Norman Hamilton.


Prodhuesi i automjeteve mbajti gjithashtu një ngjarje për të festuar përvjetorin e saj të 70-të në treg, ku morën pjesë të ftuar specialë.

Një përzgjedhje e Porsheve klasike, duke përfshirë 356 dhe 928, ishin në ekspozitë.

Porsche Cars Australia ka krijuar gjithashtu një libër përkujtimor për të shënuar rastin që tregon shtatë dekada të ekzistencës. /Telegrafi/