LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit

Ponte Prizreni ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit

Ponte Prizreni ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit me rezultat 117:95 (24:22, 39:30, 29:23, 25:20), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe kjo bëri që çereku i parë të përfundojë 24:22.

Por, në periudhën e dytë, Ponte ishte më e mirë, duke pasur disa herë epërsi deri në 12 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 63:52.


Epërsia e Prizrenit u rrit edhe më shumë në periodën e tretë, duke kontrolluar ndeshjen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 92:75.

Në 10 minutat e fundit loja ishte paksa më e barabartë dhe Ponte Prizreni triumfon 117:95.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Landon Taliaferro me 31 pikë, Kwame Vaughn me 26 pikë e tetë asistime dhe Arti Hajdari me 20 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 33 pikë e gjashtë kërcime, Obinne Oleka me 23 pikë e 14 kërcime dhe Milos Latkoviq me 28 pikë.

Ponte Prizreni ka 14 fitore dhe shtatë humbje, kurse Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori