Para pak çastesh, FIFA vendosi sanksione ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e futbollit botëror vendosi që kombëtarja ruse të luante në një terren neutral, pa himn, pa tifozë dhe pa flamur në play-off-in e Kupës së Botës.


Mirëpo, këto sanksione nuk janë pranuar nga Polonia, me presidentin Cezary Kulesza që ka thënë se janë të papranueshme.

“Vendimi i sotëm i FIFA-s është krejtësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë lojë paraqitjesh. Qëndrimi ynë mbetet i paprekur: Kombëtarja e Polonisë NUK do të luajë me Rusinë, pavarësisht se si do të quhet skuadra”, thuhet në reagimin e tij.

Polonia në ditën e shtunë bëri të ditur se nuk do të luajë kudnër Rusisë dhe tani ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e tyre.

Suedia dhe Republika Çeke po ashtu nuk duan të luajnë ndaj kombëtares ruse, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër i FIFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app