LAJMI I FUNDIT:

Polonia nis një kontingjent të ndihmave për vendet e Ballkanit Perëndimor

Polonia nis një kontingjent të ndihmave për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Kosovës në Poloni, Arbër Vllahiu ka bërë të ditur se Polonia ka nisur sot një kontingjent të ndihmave për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vllahiu përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Republikën e Polonisë për ndihmën  e dhënë në çdo periudhë të vështirë për të gjithë e edhe për Kosovën.

“Në këtë betejë të vështirë jemi bashkë dhe ju na bëtë me dije sot se miqësia ndërtohet me mirëbesim dhe partneriteti me përkushtim. Polonia sot sërish u rreshtua me Ballkanin Perëndimor, në solidaritet, për ta parandaluar përhapjen e virusit, në një periudhë kur edhe vet përballet me te njëjtën sfidë, me të njëjtin përkushtim siç i qëndroi pranë rajonit në rrugën e tij të rimëkëmbjes, të tejkalimit të dallimeve dhe përafrimit me vlerat evropiane. Dhe rruga që këta djem të brigadës së zjarrfikësve polakë do ta bëjnë drejt vendeve tona në Ballkan do të jetë lidhja e fortë mes nesh”,ka shkruar Vllahiu.


Postimi i plotë:

Republika e Polonisë ka nisur sot një kontigjent të ndihmave për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në luftimin e coronavirusit.
Në praninë e gjashtë Ambasadorëve të vendeve të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi), përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Polonisë, nën drejtimin e sekretarit të shtetit, koordinatorit nacional për Procesin e Berlinit, Szymon Szynkoëski vel Sek, e vlerësuan këtë ndihmë solidariteti si një vazhdimësi të angazhimit polak në Ballkanin Perëndimor.

Duke e falënderuar popullin dhe institucionet e Republikës së Polonisë për shtrirjen e dorës së ndihmës në çdo periudhë të vështirë për të gjithë theksova rëndësinë që kjo mbështetje ka për Kosovën.

Në këtë betejë të vështirë jemi bashkë dhe ju na bëtë me dije sot se miqësia ndërtohet me mirëbesim dhe partneriteti me përkushtim. Polonia sot sërish u rreshtua me Ballkanin Perëndimor, në solidaritet, për ta parandaluar përhapjen e virusit, në një periudhë kur edhe vet përballet me te njëjtën sfidë, me të njëjtin përkushtim siç i qëndroi pranë rajonit në rrugën e tij të rimëkëmbjes, të tejkalimit të dallimeve dhe përafrimit me vlerat evropiane. Dhe rruga që këta djem të brigadës së zjarrfikësve polakë do ta bëjnë drejt vendeve tona në Ballkan do të jetë lidhja e fortë mes nesh”.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Varshavë, në njërën nga qendrat e zjarrfikësve prej nga u nis kolona e kamionëve me ndihmat për vendet e Ballkanit Perëndimor, shpreha mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës edhe për ndihmën që Presidenti i Polonisë, Andrej Duda, ka ndarë për Kosovën në luftën kundër përhapjes se COVID-19. @ Warsaw, Poland. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori