LAJMI I FUNDIT:

Politologu serb: Beogradi nuk e do Asociacionin, por dëshiron të pengojë dialogun

Politologu serb: Beogradi nuk e do Asociacionin, por dëshiron të pengojë dialogun

Deklaratat e Listës Serbe se do të largohet nga institucionet e Kosovës, nëse nuk zbatohet Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe, e marrëveshjes së 2013-ës, po shihen si të dirigjuara nga Beogradi, me qëllimin e vetëm të zgjasë sa më shumë epilogun përfundimtar.

Kërcënimet e Listës Serbe, se do të tërhiqen nga Institucionet e Kosovës në rast të mos themelimit të Asociacionit, drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, nuk i merr si serioze.

“Kjo dalje nga institucionet serbëve iu mundëson t’i shfrytëzojnë të gjitha benificionet. Ata vetëm se nuk do të shkojnë në zyre. Edhe ajo mbetet në pikëpyetje, pasi nuk e kanë për herë të parë. Prandaj nuk e shoh si çështje të veçantë punën e tyre”, deklaroi për RTV Dukagjinin Fatmir Sheholli.


Politologu serb Ognjen Gogiq, deklarata e tilla i sheh si lojë e Listës Serbe sipas udhëzimeve të Beogradit, për të zgjatur sa më shumë dialogun.

“Është e qartë se ajo u bë në koordinim, ose sipas udhëzimeve të Beogradit. Unë personalisht mendoj se është vetëm një lojë. Beogradi nuk është vërtet i interesuar të formojë Asociacionin. Por është më shumë një mënyrë për të penguar procesin. Beogradi në të vërtetë dëshiron të zgjasë dialogun. Ajo insiston në Asociacion duke e ditur që Prishtina nuk do të pajtohet me të. Si rezultat, dialogu përsëri do të gjendet në një ngërç, atë që dëshiron Beogradi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ognjen Gogiq.

E përmes një hulumtimi të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, në të cilin kanë marrë pjesë edhe komunitet, del të jetë se Asociacionin s’e duan funksional 85% e qytetarëve.

“Nga rezultati daton se 85% e të anketuarve nuk janë për funksionalizimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, 10 % e tyre janë, që janë të gjithë serbë dhe 5% janë në mëdyshje, as po as jo”, deklaroi më tej Fatmir Sheholli.

Pala serbe në dialog është duke insistuar që çështja e Asociacionit të shtrohet në tavolinën e bisedave në Bruksel, por që po refuzohet nga pala kosovare./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori