Serbia me politikën e saj shoviniste meriton izolimin politik dhe bojkotin ekonomik nga shqiptarët. Reagimi zyrtar ndaj mallrave serbe është qëndrim ndaj fushatës agresive të Serbisë kundër njohjeve ndërkombëtare dhe rezultatit të mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Taksa është goditja më e efektshme që tronditi shpirtin e shovinizmit serb, zhvleftësoi forcën e pushtetit të Serbisë që kërcënon hapur me armatimin rus dhe mbështetjen e padrejtë të saj nga disa shtete.
Reagimet e menjëhershme nga Serbia, Rusia, Bashkimi Evropian etj., tregojnë shqetësimin për rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve e të marrëveshjes që diskutohen me vite të tëra dhe nuk arrihet zgjidhje, me gjithë ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe lëshimet e bëra nga institucionet dhe populli i Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk reagon me masa kundërvënëse. Ky qëndrim vlerësohet, pasi nuk përshkallëzohet situata. Por mbrohet politika e vjetër, mbetet shqetësuese, e rrezikshme dhe pa shpresa nevoja për reflektim dhe qëndrim bashkëpunues.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas njoftimeve të Tanjug, Vuçiq ka thënë se “Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, sepse ne përfundimisht nuk do ta pranojmë pavarësinë”. Të gjitha organet serbe janë në gjendje gatishmërie për të reaguar, ndaj veprimeve të pamatura të autoriteteve të Prishtinës. Ai ka përsëritur se kompromisi dhe dialogu edhe më tutje janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Djegien e produkteve serbe, ai e ka krahasuar me djegien e librave hebrenj në Gjermaninë naziste atë kohë. “Kjo është diçka që nuk është parë më herët. Djegia e produkteve serbe në Kaçanik është si djegia e librave hebrenj në Gjermaninë naziste. Ky është një lloj i keq nazizmi, për të cilën disa njerëz janë krenarë”. Vuçiq është e domosdoshme të kërkojë në radhë të parë falje për krimet e kryera nga Qeveria e kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi, ku ai ka qenë ministër i Informimit. Krimet serbe janë pothuajse të njëjta me ato të nazifashistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato kanë ndodhur në kohën e sotme të demokracisë dhe pa kërkuar falje pretendohet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian e integrimin e përbashkët me shqiptarët.
Sipas raportimeve të medieve serbe, më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe të SHBA-së, si dhe aleatët e saj nga Quinti. Ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmerr kurrfarë kundërmasash, me argumentimin se është një partner i besueshëm dhe nuk dëshiron të shkelë as Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, as marrëveshjen e CEFTA-s. Vuçiq pret se para së gjithash vendet e Bashkimit Evropian do t’ia bëjnë me dije Prishtinës se janë të papranueshme veprimet e njëanshme, të cilat rrezikojnë përshkallëzimin e konflikteve dhe kërcënojnë paqen në rajon.
Rusia si mbështetësja dhe inspiruese e politikës shoviniste të Serbisë, deklarohet kundër taksës dhe thekson qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës. Bashkimi Evropian duhet të ndikojë urgjentisht tek autoritetet e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka deklaruar ministria e jashtme ruse. Në komunikatë rikujtohet fakti se Kosova duke shkelur obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për tregti të lirë, ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja. “BE-ja si ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd, duhet të ndikojë tek autoritetet e Kosovës që sa më parë të hiqet ky vendim ilegal, i cili sjell përkeqësim të gjendjes në Ballkan”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Moska e përshkruan provokimin e Prishtinës si një shenjë tjetër e shtetësisë jolegjitime të Kosovës. “Dhjetë vende tashmë e kanë tërhequr vendimin e tyre për njohje të pavarësisë së Kosovës”. “Ne kërkojmë për durim nga ana e Beogradit në zhvillimin e ngjarjeve dhe dëshirën për t’u ulur tensionet”, ka përfunduar kjo ministri. Bashkimi Evropian kërkon me të drejtë bashkëpunim dhe marrëveshje midis Kosovës e Serbisë. Por nuk vihet në dukje përgjegjësia për gjendjen e krijuar për shkak të qëndrimeve të politikës së vjetër serbe. Serbia është vënë në pozita të barabarta me Kosovën, pa kërkuar falje dhe pa ndërmarrë veprime për pranimin e realitetit politik. Kërkohet arritja e marrëveshjes kur pretendohet korrigjimi i kufijve që është faktikisht dhurimi i territorit të shqiptarëve. Për këto arsye, në opinionin publik të shqiptarëve bëhen kritika për njëanshmëri dhe favorizime të padrejta për Serbinë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka kërkuar që të bëhet tërheqja e menjëhershme e kësaj takse. Në komunikimin me median, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç nga Brukseli ka thënë se BE-ja pret ndryshimin e taksës. “Mesazhi ynë është i qartë dhe konsistent. Kjo është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe nuk është në frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”.
Vendimi për taksa nuk është rruga e drejt, duke shtuar se ka mënyra tjera për të zgjidhur këto çështje. Të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjedhën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar se vendimi për taksë është jo i favorshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. “Veprimet e fundit, masat dhe deklaratat nga Kosova dhe Serbia, po shihen si një provokim dhe fyerje, shqetësuese, jo e favorshme për dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe të minojnë çdo gjë që palët kanë bërë gjatë viteve në dialog”. “Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që menjëherë të pushojnë provokimet dhe të përqendrohet në përfundimin e normalizimit të marrëdhënieve”.
Politika evropiane kërkohet të reagojë me forcë ndaj mosrespektimit të marrëveshjeve nga Beogradi. Me objektivitet kërkohet të dëgjohen edhe kritikat. Ambasadorin Bosch shprehu qartë mendimin se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen, ndërsa ka kujtuar deklaratën e çmendur të Daçiçit ndaj vendeve që përkrahën Kosovën në INTERPOL dhe veçmas ndaj kancelarit austriak. “Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dy vendet nuk duhet të pengojnë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiçit për vendet që votuan për Kosovën, veçmas ndaj kancelarit Kurz. BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por harron t’ia kujtojë Serbisë përgjegjësitë e tyre. Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënieve’ objekt talljeje.
Përgjigjja e kryeministrit të Kosovës, se taksa do të hiqet kur Serbia të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, është edhe thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve me të cilat Serbia mban peng marrëdhëniet ndërshtetërore, dëmton paqen e sigurinë rajonale e më gjerë.
Qeveria dhe në tërësi politika e Serbisë kërkohet ta analizojnë me qetësi këtë masë e të gjejnë kurajën për të dëgjuar zërin e arsyeshëm të shqiptarëve të gjenociduar, të pranojë pa kushte pavarësinë dhe të mos kushtëzojë marrëveshjen me ndryshimin e kufijve shtetërorë ekzistues.
Qeveria e Shqipërisë kërkohet të zbatojë detyrimet kushtetuese në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar kudo në trojet anëtare dhe kudo në botë. Kosova ka të domosdoshme mbështetjen ekonomike për të përballuar vështirësitë që dalin nga mospranimi i mallrave serbe. Këshilli i përbashkët ndërshtetëror kërkohet të reflektojë në detyrat për bashkërendimin ekonomik e buxhetor, heqjen e taksës për mallrat dhe bashkimin doganor. Të zbatojmë të njëjtët rregulla të Bashkimit Evropian ku do të anëtarësohemi bashkërisht me Serbinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin