Politika si shkaktar i stresit në Kosovë
Politika si sistem idesh, parimesh e praktikash të konstruktuara në atë formë që të rregullojnë e sistemojnë jetën shoqërore lidhet drejtpërsëdrejti me jetët tona. Ajo në kohërat moderne po bëhet edhe vet përcaktuesi i mënyrës dhe kualitetit të vet jetës tonë. Puna, paga, pushimi, arsimimi, karriera dhe të gjitha domenet e jetës tonë tash më formësohen dhe zhvillohen varur në masë të madhe nga sistemi që qeverisë me politikat e jetës tonë shoqërore. Kjo lidhje e drejtpërdrejt e kualitetit të jetës nga sistemi politik, automatikisht shkakton rritjen e kureshtjes dhe interesit të individit për të ndjekur zhvillimet politike. Të vetëdijshëm për rrolin e politikës në jetën tonë, tash më ajo bëhet edhe një faktorë i rëndësishëm në jetën tonë psiko-sociale.
Pse politika ndikon në gjendjen tonë psikologjike
Stresi në shkencën e psikologjisë përkufizohet përafërsisht si një kompleks, proces dinamik i marrëdhënies në mes personit dhe jetës së tij. Stresi përfaqëson formën me të cilën ne reagojmë fizikisht dhe psikologjikisht ndaj ndryshimit të kushteve dhe mundësive të jetës, të cilat vinë si pasojë e një ankthi të shkaktuar nga situata averzive e jo të pëlqyeshme për individin.
Rroli i politikës si determinante i mirëqenies sonë sociale, si përcaktues i niveli të jetës tonë, i jep asaj mundësin që të zë vend me rëndësi në jetën tonë shpirtërore. Mënyra dhe fryma e shkollimit, stili i jetës dhe punës, paga, trajtimi shëndetësor, madje edhe deri te forma se si do të trajtohem nga shteti dhe shoqëria në pleqërinë tonë varen plotësisht nga sistemi politik në të cilin jetojmë. Dhe te gjitha këto elemente të jetës, i përkasin individualiteti tonë, jetës tonë personale dhe si të tilla pa dyshim se nga individi përjetohen emocionalisht dhe shpirtërisht. Rrjedhimisht edhe shkaku i cili vendosë për nivelin e tyre, e që në këtë rast po është politika, për ne bëhet e rëndësishme. e madje edhe indikator i rëndësishëm ne gjendjen tonë psikologjike, emocionale.
Shembull, situata kur dy ose me shumë grupacione politike te cilat luftojnë për te marrë pushtetin, masës se gjerë i ofrojnë platforma me premtime te cilat favorizojnë jetën e qytetarëve, mirëqenën ekonomike, këto alternativa fillimisht shkaktojnë një disonancë, konflikt psikologjik midis zgjedhjes se disa mundësive te cilat lidhen direkt me jetën e tij, dhe kështu behet shumë normale që të përjetohet emocionalisht çdo gjë e cila ka te bëjë me mirëqenien, me jetën tonë konkretisht.
Politika si shkaktar i stresit në Kosovë
Papunësia e rritur, mungesa e aktiviteteve ditore të obliguara, numri i madh i mediave, zhvillimi i teknologjisë digjitale janë ndër faktorët kyç që ia mundësojnë qytetarit të Kosovës që të jetë vazhdueshëm i informuar mbi ngjarjet politike në vend. Rrethanat e njohura ekonomike e politike në Kosovë momentalisht janë në një dinamikë të thuktë dhe tejet stresuese për qytetarët e vendit. Janë stresuese për arsyen se gjendja ekonomike e rënduar, kriza morale e institucioneve, papërgjegjësia e shtetit ndaj qytetarëve, mungesa e sundimit të ligjit, kriza e identitetit politik dhe shumë faktor të tjerë si këta ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve, pakënaqësia e tyre ngjallë motive për të ndjekur m vëmendje ngjarjet politike me shpresën së mos po informohen me ndonjë ndryshim politik i cili kishte me reflektua për të mirë direkt në jetën e tyre.
Lajmet të cilat nuk ofrojnë ndonjë mesazh inkurajues, përveç mesazheve pompoze të cilat po shkaktojnë zhgënjime të njëpasnjëshme karshi pritjeve të qytetarëve në ketë drejtim, zhgënjime këto që vrasin shpresat për një gjendje më të mirë, njëkohësisht shkaktojnë frustrim, grumbullim të agresivitetit, dhe kështu tek disa individ mundë të rezultojnë me atë qe quhet efekt i pafuqishmërisë së mësuar, e në raste te tjera edhe ne lindje neurozash e gjendje të tjera jo të mira psikologjike deri te stresi e ndoshta edhe depresioni.
Rekomandime të shkurta për një politikë më pak stresuese
Shumësia dhe liria mediale është një shenjë e demokracisë, mirëpo ajo po e merr rolin e vetë dëmtues atëherë kur individ nga politika po zgjedhin që debatet, problemet dhe zënkat e tyre t’i ‘sqarojnë’ përmes medias. Fjalori i tyre i vrazhdë, kritikat, sharjet dhe akuzat mes vete me të vetminë qëllim politik për të manipuluar masën votuese, në realitet po kushton vetë masës me rezultate stresuese. Dhe kjo gjë duhet evituar, për një shoqëri më stabile.
Ngritja e vetëdijes shoqërore mbi zhvillimet politike botërore, gjegjësisht njoftimi i masës me faktin se politikat vendore shpeshherë janë të paafta për të përcaktuar fatin e qytetarëve të vet.
Implementimi i disa informacioneve brenda lendeve mësimore, lëndëve nga shkencat shoqërore për të njoftuar nxënësit, opinionin me parimet dhe rregullat mbi te cilat zhvillohen ngjarjet politike, dhe siç thuhet, ata ta kuptojnë se politika ashtë politikë, nuk është e nevojshme që të merret afër zemre.
Debatet politike në media të censurohen, mandej edhe të krijohen platforma ligjore që përcaktojnë kufijtë subjektiv të fjalimeve publike, fjalime në të cilat përdoren parulla dhe thirrje nxitëse, shpeshherë edhe me doza të mundësisë së manipulimit të masës deri ne hipnozë publike, duke keqpërdorur edhe këtë pikë të dobët të psikologjisë së masës. Intervenimi ne këto pika besoj se do ta përmirësonte perceptimin e qytetarëve ndaj politikës, por edhe përjetimin e këtyre ngjarjeve nga ana e tyre.
Për fund, drejtuar çdo qytetari të Kosovës; mësohu që të ndikosh në rrjedhat politike, mos u mëso të ndikohesh nga rrjedhat politike… për një jetë më të mirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-4-780x439.png)
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin