Ka mijëra arsye pse Vetëvendosjes i nevojitet – sidomos në fazën ku jemi – Lidhja Demokratike e Kosovës në misionin e tyre të përbashkët që ta hedhin në koshin e mbeturinave klasën kleptokratike, injorante dhe kriminale që gati e ka zhbërë Kosovën. Disa nga këto arsye janë të thjeshta dhe praktike (asnjëra nga këto parti nuk ka fituar mbi 50 për qind të votave që të mund ta 0formojë qeverinë e vetme), disa janë balancuese (Kosova nuk guxon që një lëvizjeje të majtë t’ia lë në dorë riçlirimin e shumëpritur, sepse kjo mund të prodhojë mini-diktaturë). Por, ka edhe një arsye tjetër. Dhe, për këtë VV-ja duhet të mendojë me shumë kujdes.
Ka gati dhjetë vjet që VV ka luajtur me partitë tjera, në një mënyrë që i ka sjellë shumë sukses, sidomos në qindfishimin e mbështetësve dhe, po se po, elektoratit të vet. Loja e saj ka qenë e fokusuar vetëm në një taktikë: Sulmi. Sulm, sulm dhe vetëm sulm. Me të gjitha forcat, gjatë gjithë kohës, me çdo kusht. Dhe, prandaj, ka dhjetë vjet që po i mban partitë kosovare, sidomos PDK-në dhe LDK-në në pjesën e fushës së tyre. Për më shumë, po i mban ato në zonën e tyre të rreptësisë.
Dhe, ta shpjegojmë si ndikon kjo punë, jo vetëm në futboll! Kur sulmon si ekip, je më energjik, ke më shumë vullnet, ekipi është më kompakt, flet me një zë, ka më pak mosmarrëveshje, nuk ka frikë. Me një fjalë, ekipi nuk është nën presion të thellë. Trajneri është më i qetë, tifozët janë të lumtur.
Nëse bie gol, shkëlqyeshëm. Nëse dikush prek më dorë apo bën faul nga ekipi mbrojtës, gjuajtje e lirë, shumë mirë. Edhe nëse akordohet korner, vazhdon aksioni ynë, mirë shumë. E rëndësishme është se sa të luhet në zonën e kundërshtarit, ose do të ketë gol për ne, ose kjo do të jetë e mjaftueshme që të vazhdojmë sulmin. S’ka mundësi të humbim kurrgjë. Edhe, nëse pas hutimit, presionit, e dobësisë momentale, ekipi kundërshtar ndërmerr ndonjë kundërsulm, prapë me euforinë që e ka ekipi sulmues, vetëm mund t’i dënojë ata.
Ndërsa…
Nëse po mbrohemi, kjo është krejt tjetër send. Sulmi të huton, të frikëson, të shqetëson, të mbyllë edhe më shumë, të shkatërron. Fillojnë mosmarrëveshjet se ‘ti nuk po e kryen detyrën tande’, ‘reparti i mesfushës nuk po ndihmon si duhet’, ‘shihni sulmuesit – nuk po tërhiqen që të na ndihmojnë’… Trajneri po çmendet tek vija anësore. Ndërsa tifozët po dalin jashtë kontrollit. Po thërrasin, po klithin, po çirren në kupë të qiellit e po shajnë.
Të mbyllur rreth zonës sonë të rreptësisë, kemi humbur komunikimin normal me njëri-tjetrin, po grindemi, jemi të frustruar, ndërsa ka disa minuta që nuk po i përgjigjemi fare trajnerit, të cilit asnjë mend nuk i ka mbetur në kokë.
Kjo, pra, është gjendja.
Pas nja dhjetë vjetësh që VV-ja i ka kaluar në zonat e rreptësisë së partive tjera, duke gjuajtur, duke rrokur shtylla, duke pasur plot penallti, gjuajtje të lira me miliona dhe, u mor vesh, pasi ka dhënë shumë gola në portat e partive tjera politike, papritmas ka ndodhur ajo që (nuk) pritej. VV-ja ka fituar zgjedhjet dhe (sigurisht) do të udhëheqë qeverinë e re.
Dhe, pastaj do të kemi këtë situatë:
VV-ja do të duhet të luajë para portës së vet. D.m.th. do të përpiqet të mbrojë zonën e vet të rreptësisë. Ky rol nuk do t’i pëlqejë fare. Do të frustrohen, do të inatosen, do të nervozohen dhe do të nevrikosen. Kjo është jeta, kjo është loja! Sidomos tek zona e juaj e rreptësisë! Për së pari herë do t’ju duhet të flasin jo për të tjerët. Por, për vete.
Prandaj, sidomos në këtë fazë ju nevojitet LDK-ja. Cinikët do të thoshin: ah, po, se ata (LDK-ja, pra) janë të njohur për defansivë, plogështi, apati, gjumë…
Mirëpo…
Derisa LDK ka performancë më të mirë, nëse është në pozitë, në vendimmarrje dhe ka më pak ide e vullnet të dobët për t’u ngjitur aty, me VV-në ndodh krejt e kundërta dhe ky është problemi më i madh që ka kjo parti (sa për ilustrim dhe pavarësisht nga skizma e mëvonshme, shihni shembullin e Komunës së Prishtinës). Ata kanë vizion, ide, performancë të shkëlqyeshme, konsekuencë, vendosmëri, energji dhe vullnet për të hipur në pushtet, por aty fillon problemi për ta. Pushteti e vret performancën dhe normalitetin në këtë parti dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së një kauze të madhe në ngjizjen e kësaj partie.
Prandaj, këtij vendi i nevojitet energjia, vendosmëria, idetë dhe vullneti i VV-së për ta rrëzuar klasën e poshtër që po e shkatërron Kosovën. Por, i nevojitet edhe përvoja historike, konstruktiviteti, filozofia politike dhe substanca paqësore e LDK-së për ta ndërtuar Kosovën pastaj.
Tekefundit, krejt politika është ecje nëpër tehun e shpatës. Krejt politika është ekuilibër. Ky ekuilibër ju është ofruar si dhuratë e çmuar!
Shfrytëzojeni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët