LAJMI I FUNDIT:

Politika e detyrueshme e maskave ka përfitime të tjera shëndetësore, thotë studimi i ri

Politika e detyrueshme e maskave ka përfitime të tjera shëndetësore, thotë studimi i ri

Një politikë e detyrueshme e mbajtjes së maskave jo vetëm që i bën njerëzit të mbulojnë fytyrën, por gjithashtu i bën ata të ndërmarrin sjellje të tjera mbrojtëse siç janë distanca fizike, larja e duarve dhe shmangia e shtrëngimeve të duhura.

Studiuesit vëzhguan një grup prej pothuajse shtatë mijë gjermanëve nga mesi i prillit deri në fund të majit – rreth 1.000 në javë, raporton CNN.

Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?
Lexo po ashtu Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?

Kur përdorimi i maskave u bë i detyrueshëm në publik në Gjermani (27 prill), numri i njerëzve që mbanin maska në fytyrë u rrit ndjeshëm dhe mbeti i lart – madje në mesin e pjesëmarrësve që menduan se vendimi ishte i ekzagjeruar, transmeton Telegrafi.


Para vendimit, rreth 20 për qind e pjesëmarrësve në anketim mbanin maska. Në fund të majit, pasi ishte marrë vendimi, 80 për qind vepruan njëjtë, sipas studimit, të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Vendosja e maskave sollën veprime më të mira të tjera mbrojtëse.

Deri në tetë herë më shumë ka gjasa të lajnë duart e tyre
Deri në 20 herë më shumë ka të ngjarë të shmangin shtrëngimin e duarve
Deri në 13 herë më shumë ka të ngjarë të mbajnë distanca fizike sesa pjesëmarrësit që nuk mbanin maskë

Pavarësisht nëse ekziston politika teorike e detyrueshme e maskave, studiuesit zbuluan se të tjerët që mbanin maska vlerësoheshin si më pro-social. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Amerika
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Azia
“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Serbia
Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Serbia
Kalo në kategori