Opinioni në botë e në veçanti në Indi është shokuar me një video që është duke qarkulluar në internet, ku shfaqet një police duke e grushtuar një vajzë, vetëm pse i dashuri i saj është mysliman.
Katër zyrtarë policorë shihen duke ofenduar vajzën derisa qëndrojnë në veturën e policisë, kurse pamjet e kësaj videoje janë bërë virale në Indi, transmeton Telegrafi.
Kjo vajzë është shoqëruar për në stacionin e policisë në Meerut në Uttar Pradhesh, ndërsa në video policja e identifikuar si Priyanka shihet duke e marrë në pyetje për të dashurin, dhe duke e goditur me grushta në kokë.
Tre zyrtarët tjerë policorë vazhdimisht e ofendonin derisa ishin brenda veturës, ndërsa identiteti i viktimës nuk është zbuluar. Sikur kjo mos kishte mjaftuar, njëri nga policët e pyet se si nuk i vie turp që është në lidhje me një “djalë mysliman”.
Times of India ka pyetur policinë se pse është shoqëruar në stacionin e policisë kjo grua kur nuk akuzohet për kurrfarë krimi, ndërkaq zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se ajo do të lirohet pasi zyrtarët policorë të bisedojnë me prindërit e saj për të zbuluar nëse ajo është “nën presion për lidhjen e saj”.
Por, viktima dhe partneri i saj që besohet të jenë në të ’20-at, janë liruar menjëherë kur prindërit e saj u shfaqën në stacionin e policisë.
Ndërkaq që të katër policët janë suspenduar që nga publikimi i pamjeve, dhe janë duke u hetuar për veprimet e tyre ka njoftuar komandanti i policisë së Meerutit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj