Presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” pas vrasjes së afrikano-amerikanit, Daunte Wright nga policia në Minnesota, duke thënë se vdekja nuk justifikon dhunën ose plaçkitjen.
Presidenti tha gjithashtu se po pret një hetim të plotë për këtë çështje përpara se të peshojë qëllimet e oficerit. Ai gjithashtu vuri në dukje se ka parë pamjet e kamerës, raporton cnn.
“Ne kemi folur me guvernatorin dhe kryetarin e bashkisë, kemi folur me autoritetet atje. Edhe pse nuk e kam thirrur familjen e Daunte Wrightit, lutjet e mia janë me familjen e tij. Është me të vërtetë një gjë tragjike që ka ndodhur, por mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë tregojnë hetimet Të gjithë e keni shikuar, supozoj – ashtu si unë, filmin. Pyetja është – a ishte një aksident? A ishte e qëllimshme? Kjo mbetet të përcaktohet nga një hetim i plotë”, tha Biden para gazetarëve.
Presidenti tha se vazhdimisht do të informohet për situatën gjersa dënoi plaçkitjet dhe dhunës pas vdekjes së Wrightit.
“Ndërkohë, unë po bëj thirrje për paqe dhe qetësi. Dhe ne duhet të dëgjojmë nënën e Daunte, e cila po bën thirrje për paqe dhe qetësi”, shtoi presidenti.
Ndryshe, autoritetet deklaruan se oficerët e ndaluan një person për shkelje trafiku të dielën, para se ta përcaktonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti. Burri u kthye në automjetin e tij dhe një oficer gjuajti me armë. Ai më pas voziti me veturën e tij në disa blloqe para se ta godiste një automjet tjetër. Policia dhe personeli mjekësor u përpoqën të marrin masa për ta shpëtuar atë pas aksidentit, por burri vdiq në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës