Policia e Kosovës gjatë natës së ndërrimit të mot moteve ka qenë e angazhuar sipas planit operativ në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të çfarëdo incidenti që cenon sigurinë e vendit. Fokusi dhe prezenca policore kryesisht ka qenë në sheshet e hapura dhe në ambientet ku ka pasur frekuentime dhe manifestime festive për të shënuar këtë festë, pa përjashtuar edhe prezencën në trafikun rrugor.
“Vlerësuar nga aspekti i sigurisë së përgjithshme, festa e fund vitit ka kaluar kryesisht e qetë pa incidente madhore, por e përcjellë me disa raste të lëndimeve dhe dëmtimit të pronës.
Policia ka evidentuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Po ashtu kanë ndodhur edhe raste të lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike, raste të cilat janë trajtuar nga aspekti mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), Spitalet Rajonale dhe në QKUK.
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë efikase edhe në arrestimin e nëntë personave të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme penale, po ashtu gjatë aktiviteteve policore janë konfiskuar katër armë si dhe janë shqiptuar 443 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker