Në rrugët e rajonit të Pollogut në këtë periudhë të vitit gjithnjë vërehet çdo ditë frekuentim më i madh i motoçiklistëve. Këta motoçiklistë janë të moshës se re, janë pa leje adekuate dhe pa respektuar rregullat e pjesëmarrjes në komunikacion dalin në rrugë. Pjesa dërmuese nuk përdorin helmeta mbrojtëse, kurse nuk mungojnë edhe vozitësit që drejtojnë këta motoçikleta pa regjistrim.
Nga Policia e Tetovës, apelojnë deri tek motoçiklistët që në mënyrë obligative të shfrytëzojnë pajisjet mbrojtëse, të mos drejtojnë motoçikletat pa leje adekuate dhe në kohë të regjistrojnë të njëjtat.
Nga policia e Tetovës thonë se në periudhën që vjen do të ketë edhe kontrolle më të shpeshta ndaj tyre, me qëllim që në kohë të zbulohen dhe sanksionohen ata persona që rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Me ngrohjen e kohës, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ndjeshëm është rritur prezenca e motoçiklistëve, kryesish në orët e vona të pasdites dhe gjatë mbrëmjeve. Sektori i punëve të brendshme Tetovë apelon motoçiklistët që detyrimisht të posedojnë patentë adekuate për vozitje, gjegjësisht kategorinë e posaçme M ose kategorinë A, në kohë të regjistrojnë motoçikletat ose nëse kemi të bëjmë me kategoritë e vogla të motoçikletave të vazhdojnë policën e sigurimit dhe të shfrytëzojnë pajisjet mbrojtëse si veshjet për motoçiklistë dhe helmetat mbrojtëse. Motoçiklistët gjithashtu paralajmërohen që të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe përkufizimeve të rrugës dhe të mos lëvizin paralelisht njëri pranë tjetrit, po njëri pas tjetrit”, thotë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Nga policia paralajmërojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion por në veçanti motoçiklistët që mos dalin në komunikacion pa pajisje adekuate sepse dënimet janë të larta.
“Krahas kësaj, të mos barten në motoçikletë më shumë persona prej asaj që është e lejuar dhe të mos lëvizin pa pajisjet adekuate mbrojtëse. Sektori i punëve të brendshme Tetovë, gjatë muajit që kaloi dhe këtij muaji, i ka përforcuar aktivitete kontrolluese në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit, ku theks i veçantë është mes tjerash kanë qenë motoçiklistët të cilëve për çdo ditë i’u përgatiten parashtresa adekuate, ku më së shumti kemi të bëjmë me mos përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, duke përmendur se gjoba në para për këtë lloj të shkeljes është 50 euro në kundërvlerë të denarit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Kësisoj, gjatë kësaj periudhe në masë të madhe rritet frekuentimi jo vetëm i automjeteve por edhe i motoçiklistëve, biçiklistëve dhe lloje të ndryshme të motorëve sidomos të atyre me katër rrota. Problem në vete është se të njëjtit mund të hasen edhe në vendbanimet rurale sidomos në rrugë lokale ku ka më pak prezencë të policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht