Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i panjohur i cili ka qenë me dëshmitarin mashkull kosovar ia ka dhënë një mi (1000) franga zvicerane për ti konvertuar në euro.


Nga ankuesi janë sekuestruar 1x1000 franga zvicerane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, po ashtu edhe nga dëshmitari janë sekuestruar 2x1000 franga për ekzaminim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/