LAJMI I FUNDIT:

Policia po e trajton sulmin me hark dhe shigjetë në Norvegji si terrorizëm

Policia po e trajton sulmin me hark dhe shigjetë në Norvegji si terrorizëm

Policia në Norvegji tani po e trajton sulmin e dhunshëm me pesë të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e vogël të Kongsberg si terrorizëm.

“Incidentet në Kongsberg aktualisht duket se janë një akt terrorizmi”, ka thënë një deklaratë nga shërbimi i sigurisë i policisë norvegjeze të enjten, shkruan dpa, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, hetimet për sfondin më të detajuar ishin ende në vazhdim, është thënë më tej.


“Situata e kërcënimit në Norvegji vlerësohet ende si e moderuar”.

Policia norvegjeze kishte thënë më herët se kishte shenja se i dyshuari për një sulm vdekjeprurës me hark dhe shigjeta ishte radikalizuar pasi ishte konvertuar kohët e fundit në Islam.

Shërbimi i sigurisë tani po heton nëse ajo që ndodhi mund të frymëzojë të tjerët për të kryer akte të rënda dhune. Sidoqoftë, nuk ka indikacione konkrete për këtë.

Burri danez 37-vjeçar dyshohet se sulmoi njerëz të shumtë me disa armë, përfshirë një hark dhe shigjetë, në qytetin jugor të Kongsberg të mërkurën mbrëma.

Pesë persona u vranë dhe dy u plagosën, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç, tha policia.

Katër nga të vdekurit ishin gra, një ishte burrë. Nga dy të plagosurit, njëri ishte një polic që bënte pazar në një supermarket. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori