LAJMI I FUNDIT:

Policia përdor sprej për ta arrestuar personin që iu konfiskua vetura (Video)

Policia përdor sprej për ta arrestuar personin që iu konfiskua vetura (Video)

Zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprej ndaj një qytetari, i cili ka kundërshtuar tërheqejn e veturës së tij nga automjeti për tërheqjen e veturave (merimanga), pas konfiskimit nga Policia për parkim të parregullt.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në Fushë-Kosovë.

“Policia ka marrë informatën se dy persona kanë ndaluar automjetin për tërheqje te veturave (merimangën) në Fushë Kosovë, pasi që vetura e tyre ishte konfiskuar nga policia për kundërvajtjen e parkimit te parregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Kallxo.com rreth këtij rasti.


“Policia pas ka marrë thirrjen ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo përkundër që ka kërkuar nga të dyshuarit që të lirojnë automjetin tërheqës të lëvizë të njëjtit kanë refuzuar t’u binden urdhrave të zyrtarëve policorë si dhe me agresivitet dhe sjellje të dhunshme kanë reaguar ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet po ashtu në përgjigje.

Sipas Policisë, për të vënë nën kontroll situatën, zyrtarët policorë kanë përdorur mjetet ndërmjetëse dhe kanë arrestuar njërin të dyshuar ndaj të cilit është iniciuar rasti dhe më pas i njëjti me rekomandimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Janë siguruar pamjet nga ky rast që ka ndodhur sot paradite në Fushë-Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori