LAJMI I FUNDIT:

Të plagosurit në Prishtinë të mitur, në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja të armës

Të plagosurit në Prishtinë të mitur, në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja të armës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre personat që u plagosën të premten mbrëma në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, janë të mitur.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.

Tre persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia
Lexo po ashtu Tre persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.


“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44.  Tre viktima meshkuj kosovarë-të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, ndërsa në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

“Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori