LAJMI I FUNDIT:

Kumbulla të thata e duhan i papërpunuar, policia ndalon dy raste të kontrabandës

Kumbulla të thata e duhan i papërpunuar, policia ndalon dy raste të kontrabandës

Policia e Kosovës, njoftoi të mërkurën se ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra.

Sipas njoftimit, në rastin e parë që ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, nga njësia e Task Forcës është vërejtur një automjet i dyshuar duke hyrë në territorin e RKS-së nga fshati Breznicë, Republika e Serbisë.

“I njëjti automjet është përcjellë dhe është ndaluar në Gjilan rreth orës 16:05 me drejtues A. A. mashkull kosovar, i njohur për Policinë si recidivist i veprave penale të kontrabandimit të mallrave”, thuhet në njoftimin për media.


Gjatë kontrollit tek i njëjti në bagazh të veturës dhe ulëseve prapa kishte pasur të ngarkuara rreth 300 kilogram fruta (kumbulla të thara), të përpunuara për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se janë sjellë nga Republika e Serbisë.

Ndërsa, në rastin e dytë që po ashtu ka ndodhur të martën rreth orës 21:00, nga njësia e Task Forcës në ardhje nga Maqedonia e Veriut me dyshimin për mall të kontrabanduar, është ndaluar në fshatin Stubëll, komuna e Vitisë, automjeti BMË X5 ngjyrë hiri me targa vendore me drejtues K. M. mashkull kosovar si dhe përgjegjësi i mallit J. K. mashkull kosovar.

“Gjatë kontrollit të automjetit është parë se kishin të ngarkuar rreth 15 thasë duhan të përpunuar të cilin të dyshuarit e kishin marrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet tutje në njoftim.

“Të dyshuarit mallin kishin në plan për ta dërguar te një person në një fshat të komunës së Vitisë, ku nga njësia e Task Forcës është identifikuar edhe personi i tretë në rast, tek shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë duhan të njëjtë”.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rastet të iniciohet ‘kontrabandim me mallra’, kurse malli të sekuestrohet dhe të dërgohet në Doganë.

“Rastet janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori