Askush nuk po lejohet të kalojë barrikadën në urën e Liqenit të Ujmanit, e cila lidh rrugën për në Bërnjak.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje pse nuk po lejohet kalimi në këtë pjesë.


Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, për të marrë vesh se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe është në pritje të përgjigjes.

242711862 5190545517638828 7533765570129405488 n 2

Në fotografitë e publikuara nga RTV Dukagjini shihen forcat e Policisë së Kosovës në këtë urë, duke mos lejuar askënd që të qarkullojë.

242719392 5190545637638816 632566908529637873 n

Ndryshe, mëngjesin e së enjtes zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Telegrafin se situata po vazhdon të jetë e njëjtë në atë pjesë.

242382783 5190546274305419 3818203410832653761 n

Ai tha se gjendja edhe gjatë natës ka qenë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident.

242767607 5190546467638733 5727318605712643258 n

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që e kanë vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi dhe si çdo herë Policia e Kosovës po bën punën e saj në mënyrën më të mirë”, tha Kelani. /Telegrafi/