Policia ka konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë në Vushtrri.

I dyshuari, sipas raportit 24-orësh të Policisë, i kishte mbajtur në mënyrë ilegale, shkruan Telegrafi.


Bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Viciana, Vushtrri / 22.05.2025 – 18:00. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë të cilat i kishte mbajt në mënyrë ilegale. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/