Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë katër armë të ndryshme pas raportimit për një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj.

Organet e rendit fillimisht kishin pranuar njoftimin për një kanosje pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme për pronës mes dy personave duke marrë dhe informacion se njëri prej personave dyshohej se posedonte armë.


Policia më pas ka kryer kontrolle në dy lokacione në zonën e Skenderajt duke gjetur tri armë me tytë të gjatë dhe një armë me gaz.Personat e dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale – kanosje, – armëmbajtje pa leje, dhe – përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.