Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut është duke zhvilluar fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave.

Me qëllim të sensibilizimit të drejtueseve të motoçikletave, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton “Mos bartja e helmetës rrezikon jetën", shkruan Telegrafi.


“Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e motoçikletave, për rëndësinë e vendosjes së helmetës dhe rrezikun e mos bartjes së saj gjatë drejtimit të motoçikletës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu drejtuesit e motoçikletave po njoftohen për masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e ligjit në rast të mos përmbajtjes së rregullave në trafik. /Telegrafi/