Policia në kërkim të Maxhun Bajramaj nga Deçani, akuzohet për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për të arrestuar Maxhun Bajramaj nga Deçani.
“Maxhun (Niman) Bajramaj i lindur me 16.12.1970 Deçan. është i kërkuar për veprёn penale: “TRAFIKIM ME NJERËZ”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































