Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka marrë një video ku shihet një automjet furgon i tipit Mercedes që kryen tejkalim të parregullt nga ana e djathtë. Pas identifikimit, shoferi E.G,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 150 euro, 1 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj.

Nëpërmjet një komunikate Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.


“Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/