Policia mbyllë dy rrugë në kryeqytet, shkak ndeshja e futbollit Feronikeli-TNS

Policia e Kosovës njofton se sot nga ora 16:00 deri në orën 23:00 do të mbyll dy rrugë në kryeqytet, Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen në këtë kohë për arsye të ndeshjes së futbollit, e cila do të zhvillohet në ora 20:45. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Feronikelit dhe klubit uellsian TNS, e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Policia e Kosovës thekson se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojnë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lut qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.
Njoftim për bllokim rrugësh:
Prishtinë, 16 korrik 2019 – Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.
Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët – Enver Zymberi dhe Rinia.
Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (16.07.2019), që nga ora 16:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë