LAJMI I FUNDIT:

Policia kryen bastisje në Skenderaj e Vushtrri, sekuestron dy armë

Policia kryen bastisje në Skenderaj e Vushtrri, sekuestron dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme policia në Skenderaj e Vushtrri, në orët e mëngjesit të sotëm të datës 27 shtator 2018,kanë realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

“Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, degët në Skenderaj e Vushtrri, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar:A. SH.,23 vjeçar dhe V.F., 24 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’. /Telegrafi/