Policia konfiskon arsenal armësh në Ranillug, arrestohen tre serbë të dyshuar (Foto)

Gjatë një operacioni kontrolli, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi dhe municioni në fshatin Ranillug. Gjatë këtij operacioni, ku janë sekuestruar edhe para të gatshme, janë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb .
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori i Hetimeve, pas një informate të pranuar dhe hetimeve të zhvilluara në teren ka zbuluar se në disa lokacione të fshatit Ranillug, persona të dyshuar mbajnë në posedim sasi të konsiderueshme të armëve dhe municioneve të ndryshme.
Referuar informacioneve dhe rezultatit hetimor, sot sipas planit operativ të quajtur “MORAVA”, dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente është vepruar në teren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar të nacionalitetit serb, përcjell Telegrafi.
Sipas policisë, janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, shtëpi banimi me lokale përcjellëse me ç‘rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishek cal 7.62 mm, një armë AK 47 me katër karikator me 16 fishek cal 7.62 mm , një tytë trombllonike, një arkë e mbyllur me municion (1200 fishek) cal 7.62 mm, një pushkë gjuetie me 23 fishekë, dy thika luftarake, 29,170 (njëzet e nënte mijë e njëqind e shtatëdhjetë ) Franga CH, 5,000 ( pesë mije) dollarë amerikan, 7,720 ( shtatë mijë e shtatëqind e njëzet) euro.
Sektori i Hetimeve është mbështetur edhe nga Njësitet e Specializuara, Teknika Kriminalistike dhe Njësia me qenë – K9 .
Me vendim të prokurorit kompetent nga tre personat e arrestuar, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët vazhdojnë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi