Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur Melidin Adilin
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e Melidin Adilit, i cili nga 4 shtatori është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Lexoni të plotë komunikatën e Policisë: Më datë 04 shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Melidin (Izudin) Adili, lindur më datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga shokët e tij të punës më datën 04 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, komuna Dragashë. Ai ka dalë në bjeshkë për të mbledhë boronica, ndërsa kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer Që nga momenti i raportimit të personit si person i zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Vullnetar. Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë apo Shqipëri. /Telegrafi/




























