LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje të reja për vrasjen e katërfishtë në Viti

Policia jep detaje të reja për vrasjen e katërfishtë në Viti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur ditën e martë në Viti.

Policia bën të ditur se vrasje dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare, ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortor dhe dy djemtë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë - burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten
Lexo po ashtu Ngjarje tragjike në Pozharan të Vitisë - burri vrau bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe veten

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00.  /Telegrafi/