LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e nxënësve në Podujevë, Policia jep detajet

Plagosja e nxënësve në Podujevë, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e sotëm në Podujevë, ku dy nxënës janë plagosur derisa ishin në orët e mësimit.

Policia bëri të ditur se pas kanë pranuar informatën, me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm,  ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë janë lënduar dy persona, nxënës deri sa ishin në orën e mësimit.

Të plagosurit janë: I.P 18 vjeçar i cili ka pësuar lëndime në buzë dhe A.R 17 vjeçar, lëndime në kraharor.


“Sot në ora 08:02 kemi pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht në shkollën Fan S Noli.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm,  ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona, nxënës deri sa ishin në orën e mësimit”, thuhet në njoftim.

Dy nxënësit e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori