LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për gjetjen e parave të falsifikuara në Suharekë, arreston dy persona

Policia jep detaje për gjetjen e parave të falsifikuara në Suharekë, arreston dy persona
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se dje në Suharekë policia ka pranuar një informacion nga një punëtore e bankës se në bankë janë deponuar para të falsifikuara vlera e të cilave ishte 200 euro, në kartëmonedha nga 20 euro (10×20).

“Hetuesit sapo e morën informacion, filluan me profilizimin dhe identifikim e personit të dyshuar dhe pas hetimeve të kryera ndaluan dy persona të dyshuar për këtë rast.
Të dyshuarit E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975, u ndaluan në mbajtje në afat prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin u informua prokurori i shtetit i cili e lëshoi aktvendim për ndalim. Policia e Kosovës është duke punuar me përkushtimin për të parandaluar veprat penale të falsifikimit të
parasë.


Në Suharekë dhe rajonin e Prizrenit në kohët e fundit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të parasë së falsifikuar, si dhe ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ketë dukuri, andaj kërkojmë nga qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet e dyshimeve në lidhje me falsifikimin e parasë, vepër penale e cila dëmton qytetarët dhe institucionet në aspektin ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori