Si rezultat, ata kanë kërkuar nga qytetarët që të ndërpresin sjelljen e ndihmave për refugjatët. Dhe kjo për faktin se ishin mbledhur shumë, për të mos thënë tepër ndihma.

Shishe uji, pelena, pemë, ëmbëlsira dhe para, gjithnjë e më shumë.


"Refugjatët aktualisht janë gjithnjë e më pak, ndërkaq ndihmat vazhdojnë të shtohen", ka thënë zëdhënësi i policisë Sven Müller, transmeton Telegrafi.

Siç shkruajnë mediat gjermane, qindra vullnetarë kishin ardhur brenda dhe jashtë stacionit në Starnberger, një qendër e refugjatëve të sapo ardhur.

Aty, ndër tjerësh, shihen pesë punëtorë të një firme të sigurimeve që ngasin një furgon të mbushur me ushqim dhe pije.

Dhe e gjitha kishte filluar që të hënën, transmeton Telegrafi, kur vullnetarët e parë kishin rënë dakord nëpërmjet Facebook-ut, menjëherë pasi kishin mësuar se kishin ardhur shumë refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani..., të cilët ishin vendosur në këtë stacion.


Siç raportojnë mediat atje, gjithçka kishte qenë spontane. “Ne vetëm deshëm tu ndihmojmë”, citohet të ketë thënë njëri ndër vullnetarët. /Telegrafi/