LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen armën me të cilën u vra Aulon Zeka

Policia gjen armën me të cilën u vra Aulon Zeka

Policia e Kosovës ka zbardhur fakte të reja rreth vrasjes së të riut Aulon Zeka në Prishtinë.

Më 15 shtator në Rrugën “Zagrebi” në Prishtinë kishte ndodhur rasti i vrasjes së rëndë, me ç’rast ishin arrestuar dy të dyshuar.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, raporton policia.


Policia njofton se nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona, dy nga ta të mitur.

“Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aulon Zeka u vra të premten e 15 shtatorit, ndërsa trupi i tij u gjet pas 13 orëve, mesditën e së shtunës (16 shtator). Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është aq i frekuentuar, andaj viktima është gjetur të nesërmen.

Për këtë vrasje, policia ka arrestuar dy të mitur, Guxim H. (16 vjeç) dhe Riga G. (15 vjeçe), ndaj të cilëve Prokuroria u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori