Një ish-ushtar i UÇK-së është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, sipas një njoftimit të Interpolit nga shteti serb.
Lidhur me këtë, Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky ndalim është shembull i keqpërdorimit politik që Serbia bën me sistemin e flet-arrestit.
Nën një postim në llogarinë e tij në Facebook, Zyberaj ka shkruar se këtë çështe do ta bisedojnë me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojnë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla.
Postimi i plotë:
Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, nga Policia e Maqedonisë së Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.
Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit.
Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.
Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut.
Falënderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.
*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit (pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon. /Telegrafi/