Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në veri të vendit, ku janë konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, njoftoi për detajet e këtij operacioni.


"Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetur dy jelekë antiplumb, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake", tha Elshani në një deklaratë për Telegrafin.

453928991 932724989060330 6850023875593063614 n

Sipas tij, këto prova materiale dyshohet se janë të lidhura me incidentin e mëparshëm në Banjskë.

453933581 424471987274858 6284699061907313557 n

Policia beson se armët dhe pajisjet e konfiskuara sot kanë qenë të fshehura në hotel që nga ai incident.

Operacioni i sotëm është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajonin verior të vendit, i cili vazhdimisht ka qenë burim i tensioneve dhe konflikteve.

453941447 815004887101724 3777675433283902633 n

Ky aksion vjen në vazhdën e një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Kosovës për të adresuar situatën e sigurisë në këtë pjesë të vendit.

Zëvendëskomandanti Elshani theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë operacionet e saj për të ndaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/

453995544 1445295372837250 3091245384041817931 n

454102464 2172892819761204 7788636117525944480 n

455254340 1216438743114915 5177110279605003985 n